I është dorëzuar Alessio Figallit medalja Fields, vlerësimi më i lartë për matematikën në botë, e barabartë me çmimin Nobel.
I lindur në Romë 34 vjet më parë, Figalli studioi në Shkollën Normale në Pisa. Që nga viti 2016 është pedagog në Politeknikun e Cyrihut. Pas 44 vjetësh, ai është italian i dytë që merr këtë çmim.

“Ky çmim më jep shumë gëzim, është diçka kaq e madhe saqë e kam të vështirë të besoj se e kam marrë”, tha Figalli.

Vlerësimi, i të njëjtës rëndësi si Nobel, “është një nxitje e madhe për të ardhmen, e cila do të më motivojë që të vazhdoj të punoj në sektorët e mi të kërkimit në përpjekje për të prodhuar studime të nivelit më të lartë”.

Medalja Fields u jepet çdo katër vjet matematikanëve që janë nën moshën 40 vjeçare dhe e ka fituar një italian vetëm një herë, 44 vjet më parë. Në vitin 1974 iu dorëzuar Enrico Bombierit, nga Instituti i Studimeve të Avancuara në Princeton dhe profesor i Shkollës Normale të Pisas nga viti 1974 deri më 1977.

Në Shkollën Normale të Pisas studioi Figallin, ku mori doktoraturë ndërsa ishte vetëm 23 vjeç.
Figalli u vlerësua për hulumtime në teorinë e transportit optimal, i cili merret me mënyrën më ekonomike për transportimin e objekteve nga një vend në tjetrin, dhe studimeve mbi ekuacionet e pjesshme dhe probabilitetin.

Kënaqësi, emocione dhe mbi të gjitha një borxh i madh mirënjohjeje, nga Figalli, për Italinë dhe në veçanti në Scuola Normale di Pisa, ku u diplomua një vit para kohe dhe mori doktoratën në vetëm një vit.

“Medalja Fields ka thënë gjithashtu Figalli- shpërblen vazhdimësinë e një pune që ka vazhduar me kalimin e kohës nga viti i diplomimit në Pisa dhe doktoraturës kërkimore mes Pizas dhe Lionit”.
Figalli, i cili në moshën 34-vjeçare ka 140 publikime, ka lindur në Romë më 2 prill 1984, ku ka studiuar në shkollën e mesme klasike Vivona; në vitin 2002 ai u pranua në Shkollën Normale të Pisas, ku u diplomua në më pak se katër vjet, krahasuar me pesë në planin e studimit.

Në vitin 2008 ai nisi mësimdhënien në Ecole Polytechnique në Paris dhe në vitin 2009 në Universitetin e Teksasit në Austin, ku në vitin 2011 u bë profesor i rregullt. Që nga viti 2016 ka dhënë mësim në Politeknikun e Cyrihut.

Medalja Fields është kurorëzimi i një sërë çmimesh të rëndësishme shkencore, siç është ajo e Shoqërisë Evropiane të Matematikës (2012), Medalja e Artë e Stampacchia (2015), çmimi O’Donnel në Shkencë i akorduar nga Akademia e Mjekësisë, Inxhinierisë dhe Shkencës së Teksasit (2016) etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb