Një vendpushim luksoz në Maldive po ju ofron punën e jetës. Ata kërkojnë një librashitës.

Mafton që të dashurojnë leximin. Po, e keni lexuar saktë. Philip Blackëell po rekruton punonjës për “punën më të mirë në botë”.

Kandidati i suksesshëm do të drejtojë një dyqan të librave në vendpushimin ekologjik Soneva Fushi në Maldive, ku qëndrimi për një natë mund të kushtojë deri në 26,000 dollarë.

Përveç punës për ti shitur  veprat letrare të pasurve, librashitësit do i kërkohët të mbajë një blog për të rrëfyer përvojat e tyre të udhëtimit.

Gjithashtu duhet të argëtojnë fëmijët duke organizuar seanca për tregimin e librave dhe mbajtjen e seminareve kreative të shkrimit.

Aplikantët e interesuar duhet të jenë në gjendje të regjistrohen për një periudhë prej të paktën tre muajsh dhe të kenë pasion për librat, natyrisht.

“Ne duam dikë në terren që është krijues dhe frymëzues dhe mund të përfshijë më shumë njerëz për të ndarë kënaqësinë e leximit,”-tha Blackëell Guardian.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: