Alice Taylor një blogere angleze që prej disa kohësh jeton në Shqipëri ka renditur 28 vese, që sipas saj kanë shqiptarët. Lexojini! Kësaj i thonë të qeshësh me veten!

1.Dekorimet e Krishtlindjeve (apo festave në përgjithësi nuk hiqen për një kohë të gjatë dhe madje në lokale dëgjohen këngët e vjetra të Krishtlindjeve, të paktën deri në muajin mars…

2.Dikujt që nget një makinë “Smart”, i nevojiten dy hapësira për të parkuar.

3.Uniforma jo zyrtare e dimrit është xhup me kapuç leshi. Kjo si për meshkujt, ashtu edhe femrat…

4.Është e pranueshme të pini 15 kafe para mesditës.

5.Nuk është e rrallë që të pihet raki para mesditës…

6.Konsiderohet sjellje e gabuar, nëse rrini dhe shikoni dikë pa e njohur për më shumë se 1 sekond…

7.Është gjë e mirë të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht i dëgjon duke planifikuar largimin nga vendi drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës apo Gjermanisë.

8.Autobusët lëvizin sipas dëshirës së tyre (shoferëve)…

9.Është e zakonshme të shikoni burra që ecin krah për krahu…

10.Teksa jeni ulur në urban, dikush pranë jush vjen duke mbajtur në dorë 5 pula të lidhura e të gjalla…

11.Është normale që nëpër dyqane, kancelari, madje edhe tek kasapi të gjeni të tregtuara çanta Louis Vuitton (të përdoruara, ose të fundit).

12.Ngjyrat e semaforit ndryshojnë në varësi të opinionit të gjithsecilit…

13.Shenjat rrugore janë opsionale…

14.Është normale që të panjohurit t’ju qerasin me raki (apo kafe) kur jeni i huaj dhe më pas t’u mbetet qejfi, nëse nuk pranoni!

15.Do të përfundoni duke bërë miq nga shtete që as e dinit se ekzistonin

16.Karkalecat krudo janë pjesë e një diete të përgjithshme.

17.Është normale që teminat, zinxhirët floriri, gëzofët rozë apo lëkura; të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë…

18.Duhanpirja është ves më shumë i pranueshëm, sesa i papranueshëm.

19.Shprehja “avash-avash” thuhet nga të gjithë…

20.Do të shihni po aq super makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri, sesa gjatë një viti në Londër.

21. Kur mësojnë se anglishten e ke gjuhë amëtare, të gjithë do t’ju kërkojnë që t’i mësoni dhe atyre anglisht…

22.Mbani gjithmonë ushqim me vete për qentë endacakë, në mënyrë që t’i ushqeni kudo që t’i hasni, sepse ata shfaqen kudo…

23.Nëpër lokale, bare, klube vendoset muzikë që nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen e deri tek muzika popullore shqiptare. Pra, nuk ka organizim…

24.Do të përndiqeni nga fëmijë që lypin, që mbajnë fëmijë më të vegjël në krahë e që do t’ju ndjekin duke ju kapur pas krahu vetëm pse i thatë “jo”.

25.Nuk duhet të bëni plane konkrete, nëse do ju duhet të përdorni transportin publik, sepse nuk ka orar as të nisjes, as të mbërritjes, kështu që planifikimi 12 orë përpara për kudo që do ju duhet të udhëtoni (jashtë kryeqytetit) nuk është ide e keqe.

26.Dëgjoni një zhurmë në mbrëmje dhe nuk jeni i sigurtë nëse ishte e shtënë arme, thjesht një fishekzjarr, apo vinte nga makina.

27.I gjithë biznesi dhe jeta sociale, si dhe porositja e picave, rezervimi i një taksie, ankesat për shërbimin e internetit, apo blerja e një laptopi të ri, drejtohet nëpërmjet WhatsApp-it.

28.Është “normale” të keni 1, apo 5 armë në shtëpi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: