Sulmuesi i Laçit, Arturo Rexhinaldo, ka luajtur gjatë ndeshjes së sotme me probleme shëndetësore.

“Panorama Sport” mëson se lojtari nga Mozambiku, menjëherë pas sfidës në Korçë, nuk është ndjerë mirë. Rexhinaldo ka pasur të dridhura dhe gjendje të fikëti.

Menjëherë stafi mjekësor i Laçit, por edhe ai i Skënderbeut, i kanë dhënë ndihmën e parë Rexhinaldos.

Me kalimin e minutave, situata është përmirësuar, edhe pse mozambikasi ka qenë në mbikëqyrjen e mjekëve.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-ankth-te-laci-rexhinaldo-humbet-ndjenjat-pas-ndeshjes/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: