GREQI– Dy shtetas shqiptarë dhe 3 grekë janë arrestuar nga policia e Athinës gjatë një operacioni antidrogë. Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua gjatë ditës së sotme në lagjet Voulagmeni dhe Galazia në kryeqytetin grek, ndërsa janë sekuestruar 68 kg marijuanë.

Në pranga kanë rënë shqiptarët 36 dhe 42 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një automjet dhe në njërën prej banesave të grupit. Gjithashtu policia greke sekuestroi dhe 2040 euro, 1 makine, 1 peshore dhe 17 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: