Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kg sheqer
500 gr gjalpë
8 kokrra vezë
1 kg miell misri
1 lëvozhgë veze finjë

Fillimisht tresim gjalpin dhe e lemë të ftohet derisa ta durojë gishti i vogël i dorës. Në një enë bakri (në mungesë mund të jetë plastike) vendosim sheqerin dhe gjalpin të kulluar. Me ndihmën e një luge druri e rrahim gjithmonë në të njëjtin drejtim derisa sheqeri të fillojë të shkrijë dhe të na përftohet një masë kremoze. Fillojmë të shtojmë më pas një e nga një vezët në çdo 3-4 minuta. Vazhdojmë trazimin pa ndërprerje dhe në fund shtojmë finjën dhe masa e formuar lëshohet pak. Fillojmë më pas të shtojmë duar duar nga pak miell misri dhe duke e trazuar brumin pa ndërprerje me dorë. E ndajmë më pas brumin në forma të rrumbullakëta dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me pak miell. I vendosim ballokumet në furrë në temperaturën 150 – 160 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb