Shpejtësi enorme, që ia tejkalon edhe Ferrari 488 GTB. Ende nuk është konfirmuar lajmi, por sipas disa burimeve, thuhet se Chevrolet Corvette ZR1, ka shpejtësi enorme. Kjo makinë që lancohet gjatë vitit që vjen, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.85 sekonda.

Nga zero deri në 160 kilometra në orë, mund ta kapë për gjashtë sekonda. Për 10.6 sekonda mund t’i kalojë 400 metra, teksa lëviz deri më 215 kilometra në orë, shkruan tg.

Në anën tjetër, Ferrari 488 GTB, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për tre sekonda, ndërsa nga zero deri në 160 sekonda për 6.3 sekonda. Vetëm se 400 kilometra, mund t’i kalojë për 10.5 sekonda, shkruan tg.

Me këtë rast, Chevrolet ka krijuar një rival të fortë për Ferrari, që është për 100 mijë euro më i lirë. Mirëpo, kjo makinë e gjerë duhet t’i nënshtrohet disa testeve, për të parë nëse vërtetë mund të lëvizë me këtë shpejtësi edhe në rrugë. Derisa kjo të ndodhë, mund të prisni diçka gjatë ditëve në vazhdim, apo të kënaqeni duke e parë nga afër në videon e postuar më poshtë. Pamjet që ka dhe zëri që lëshon, janë të mrekullueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: