BRUKSEL– Gjatë takimit të zhvilluar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri grek, Aleksis Cipras përsëriti vendosmërinë e qeverisë greke për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranuar nga të dyja palët në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, me një emër unik që do të përdoret në të gjitha çështjet (erga omnes).

Cipras u takua me Merkelin në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Sahelin që zhvillohet në Bruksel.

Sipas burimeve të qeverisë greke, këto bisedime u fokusuan edhe në vizitën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev në Gjermani.

Sipas të njëjtave burime thuhet se Merkel po nxit qeverinë e Shkupit të punojë në drejtim të një zgjidhjeje, shkruan “ata”.

”Mbështetja e Gjermanisë është e pranishme dhe e qartë”, deklaroi Merkel kur Cipras ngriti problemin e provokimeve të Turqisë në detin Egje’.

Ciprasi theksoi se “ndërkohë që bashkëpunimi mes BE-së dhe Turqisë për çështjen e migrantëve është e efektshme, sikurse pranohet nga të gjitha palët, është gjithashtu e nevojshme që të mos ketë tensione në Egje’”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb