Këngëtarja Dua Lipa, ka publikuar librin e gjyshit të saj “Kosova në periudhën e rindërtimit”, në rrjetin social Instagram.

Krahas fotos, Dua shkruan: “Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995″. Ajo tregon historinë, prejardhjen nëpërmjet këtij postimi, përpiqet t’u tregojë njerëzve kudo që shkon, origjinën e saj shqiptare, madje e ftuar në emisione të ndryshme ajo gjithnjë ka folur me krenari.

“Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak.

Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment t’a ndaja me ju”.

Dua, në 10 gusht do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë.
56uj7zmhm
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: