Nga: ZONJA VJOLLCA
3 lgj neskafe pluhur
2 pako biskota (savoiard)
1 litër qumësht
2 pako puding
4-6 lgj sheqer
500 gr maskarpone
50 gr kafe ose kakao pluhur

Fillimisht shkrijmë neskafenë në 200 ml ujë të nxehtë dhe 50 ml qumësht.Ngrohim qumështin në një tenxhere, hollojmë pudingun me sheqerin në një gotë me qumësht të ftohtë dhe sapo të ngrohet qumështi e shtojmë në tenxhere duke e trazuar me telin e vezëve pa ndërprerje. Sapo pudingu të marrë valë e largojmë dhe e lemë të ftohet duke e mbuluar me një celefon. Në një tas vendosim maskarponen dhe pudigun duke i trazuar së bashku derisa të krijohet një masë homogjene dhe kremoze. Vendosim kafen e ftohur në një tas dhe lyejmë biskotat të cilat i vendosim njëra pas tjetrës në tavën ku do të bëjmë ëmbëlsirën. Mbi biskotat me kafe shtrojmë një shtresë kremi duke e niveluar mirë. Vendosim përsëri një shtresë tjetër me biskota të lyera me kafe (shtresa e dytë e biskotave vendoset në drejtim të kundërt me shtresën e parë). Pasi të mbulohet komplet sipërfaqja me biskota vendosim shtresën e dytë të kremit. E nivelojmë mirë duke e spërkatur në fund me kafe ose kakao. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer të ftohet për 2-3 orë dhe më pas e shërbejmë.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb