Dasma e pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu II dhe Elia Zaharias ishte lajmi i ditës të shtunën dhe pushtoi mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.

Detaje të ndryshme që nga fustanet, lulet e deri tek dekori dhe ceremonia u përcollën live për shqiptarët. Por padyshim pjesa më e rëndësishme e ceremonisë ishin të ftuarit nga familjet mbretërore të gjithë botës.

Një ditë pas dasmës, princeshë tashmë Elia Zogu ka bërë komunikimin e saj të parë në adresën e saj në Instagram.
“Shpresoj që kjo dasmë të mbesë në mendje dhe në shpirt një kujtim i bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Elia, kujtim që me sa duket ka qenë edhe objektivi kryesor i ceremonisë së pasur me detaje tradicionale.

Elia Zaharia
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: