TIRANË- E “pushtuar” nga fluksi i emigrantëve shteti fqinjë Greqia ka nisur të ngrejë disa çadra në Janinë pranë kufirit me vendin tonë, ku do të qëndrojnë një pjesë e refugjatëve.

Autoritetet greke thanë se janë duke punuar për të ngritur tri qendra të reja që do të mirëpresin refugjatët dhe pikërisht në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë.

Kampi do ngrihet në një ish- konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe pritet të strehojë 200 refugjatë.

Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet prej 700 refugjatëve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb