Edhe pse është një nga personazhet mediatikë më të komentuar për shkak të jetës që bën, blogerja Armina Mevlani ka thënë se shumë nga veshjet e saj i blen në markete ku shiten rroba të përdorura. Komentet Armina i ka bërë në një foto që ka publikuar në ‘Instagram’ ku tregon linjat e saj trupore.

Një komentuese e ka pyetur Arminën nëse ka ndonjë rrobë të lirë në garderobën e saj, e kjo e fundit i përgjigjet se ka shumë, të cilat i blen në markete më rroba të përdorura.
fa19cc5ba749b022e394a1fb8482d12b_XL
“Armi desha të pyes për kuriozitet a ke ndonjë rrobë të lirë në garderobe?”, e pyet komentuesja.
“Poo shume, të përdorura që i blej në markete me rroba të përdorura”, shkruan ajo.
armina-df
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: