Jahmir Hyka, mesfushori i kombëtares ka zgjedhur se ku do te vazhdojë karrierën dhe janë pikërisht Shtetet e Bashkuara te Amerikës qe kanë bërë për vete 28-vjecarin, me saktësisht skuadra e San Jose Earthquakes me të cilën Hyka firmosi një kontratë 3-vjeçare. Vlera e transferimit te tij nga Luzerna ne San Jose është rreth 125.000 $, ndërsa vete Hyka do të përfitojë një page prej 500.000 $ dollarësh ne sezon, plus bonuset, shtëpi, makine dhe shumë përfitime të tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate. Hyka pritet te ketë një rol prej protagonisti në skuadër dhe nga klubi i tij shihet si përforcimi kryesor ne ketë merkato dhe me këtë blerje nga San Jose është bere një ndër 3 me te paguarit e këtij klubi. Me ekipin e ri, Hyka pritet te mbaje fanellën me numrin 10. Prezantimi i tij pritet te behet pas rreth 20 ditësh kur Hyka t’i bashkohet skuadrës se re për te nisur përgatitjet për sezoni e ri qe starton me 5 mars. Për t’u bërë pjesë e ëndrrës amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alaniaspor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, Ferencvaros ne Hungari dhe një ofertë prej 700.000 $ në sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: