Aventura e Jahmir Hykës në Izrael nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Hyka është përballur me kritikat e tifozëve për shkak të një postimi që lidhet me luftën në Siri apo Palestinë, dy vende me popullsi myslimane, besim të cilit i përket dhe vetë futbollisti i kombëtares shqiptare. Tifozët izraelitë nuk kanë pëlqyer fotot e postuara në rrjetet sociale dhe kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj tij.

Screenshot 1

Megjithatë vetë Hyka me një letër drejtuar tifozëve të skuadra së tij të re në Instagram ka sqaruar gjithçka.

POSTIMI I JAHMIR HYKËS

“Të dashur tifozë të Makabi Netanja

Do të dëshiroja të bëja diçka shumë të qartë. Unë nuk kam asgjë kundër Izraelit apo njerëzve të tij. Në fakt, në udhëtimet e mia të ndryshme në Izrael si pjesëtar i ekipit kombëtar, unë kam pasur eksperienca shumë të mira dhe ia kam kaluar shumë mirë në kohën e shkurtër që kam kaluar këtu. Unë jam kundër luftës she njerëzve të pafajshëm që vdesin nga të dy palët. Do të dëshiroja të kërkoja falje nëse fotot që kam postuar shumë vite më parë kanë ofenduar ndokënd, ai nuk ishte qëllimi im…

Në shtetin tim ne kemi shumë respekt për hebrenjtë dhe në Luftën e Dytë Botërore ne ndihmuam në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti. Unë jam shumë i entuziazmuar që do të jem në Izrael dhe të mësoj më shumë rreth vendit dhe sidomos të ndihmoj Makabi Netanja të arrijë objektivat e tij dhe të bëjë tifozët të lumtur. Unë uroj që të gjithë të bashkohemi. Para Netanja.”

Hyka

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb