TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë nën hetim administrativ nga Agjencia e Prokurimeve Publike. “News 24” dhe “BalkanWeb” kanë arritur të sigurojnë dokumentin për këtë hetim.

Në të thuhet se, kur KQZ-në e drejtonte Denar Biba, është kryer një tender me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me vlerë rreth 60 milionë lekë, me anë të së cilit do të siguroheshin vota të fshehta dhe kuti kartoni, PV me letër kimike dhe zarfe sigurie, prodhim i tabelave të rezultateve, manuale trajnimi, si dhe prodhim dhe afishim i materialeve promocionale për zgjedhjet 2017.
KQZ hetim
Kontrata është lidhur më datë 12 prill 2017. Dokumenti, siç shihet edhe nga data, është protokolluar në KQZ më 19 mars.

Brenda 7 ditëve nga kjo datë, pra deri më 26 mars, kjo e fundit duhet t’i dorëzojë Agjencisë së Prokurimit Publik të gjitha dokumentacionet e kërkuara prej saj, në të kundërt do të përballet me ligjin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb