GREQI– Angazhimet politike padyshim që kanë qenë të mëdha gjatë ditëve të fundit për kryeministrin grek Aleksis Cipras, sidomos sa i takon diskutimeve me Maqedoninë nga njëra anë për emrin, dhe Shqipërinë nga ana tjetër, për çështje të rëndësishme.

Dhe si për t’i kaluar rutinës së përditshme, kreu i qeverisë greke ka preferuar të kalojë disa momente relaksi në ishullin Skyros.

Sipas mediave greke, kryeministri Cipras të shtunën udhëtoi drejt ishullit Skyros së bashku me familjen e tij, për të kaluar fundjavën.

Ai shoqërohet edhe nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos, pasi do të marrin pjesë në karnavalet e ishullit, pasi të kenë vizituar ushtarakët grekë në bazat detare.

Megjithatë, në pritje të këtij aktitiviteti kryeministri grek ka zgjedhur që mbrëmjen e së shtunës ta shfrytëzosë për t’u argëtuar duke dalë në lokalet e ishullit.

Siç shkruan “Eviazoom”, ai është fotografuar duke biseduar në rrugë me qytetarët, të cilët e ftuan të bënin selfie.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb