Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar ditën e sotme me presidenti rus, Vladimir Putin.

Gjatë këtij takimi Putin u shpreh se mes vendeve ka ende hapësirë për të përmirësuar marrëdhëniet greko-ruse në ekonomi, tregti apo turizëm.

Nga ana e tij kryeministri grek, theksoi se ekonomia greke po rritet me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes vendeve mund të përfshijë të gjitha nivelet.

Vladimir Putin u shpreh i kënaqur për rritjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke u shprehur se Rusia kontribuoi në përmbushjen e aspiratave të popullit grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb