Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç sot në Moskë kanë konfirmuar afrimin e Serbisë me Rusinë për çështje të pazgjidhura të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së. Pala ruse, siç njofton RTS, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Sipas Express, pas takimit Gjuriç ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: