Nga: Antonella Boralevi

Nuk jap mësim në Universitetin Yale, nuk jam shpallur në vitin 2007 si “një nga mendjet më brilante të vitit” nga revista ‘Popular science’, madje nuk e kam dëgjuar asnjëherë emrin e revistës por nuk i duroj dot më këto historitë e mërzitshme të “Lumturisë”, shkruhet në një artikull të gazetës italiane ‘La Stampa’.

Një fjalë kaq e përdorur që, sipas mendimit tim, mund të jetë sinonim me “çelës” ose “mollë e pjekur”. Sepse “Lumturia” në këtë mijëvjeçar, ndoshta gabohem, është thjesht një produkt marketingu, pasi ka qenë për dy mijë vitet e fundit tema qendrore dhe fokusi i studimeve të larta të filozofisë, shkencave humane, historisë dhe politikës.

Në fakt, profesoresha e psikologjisë që ka shpikur në universitetin Yale një kurs për lumturinë dhe që është frekuentuar nga 1147 studentë, numri më i lartë i studentëve në 300 vitet e universitetit quhet Laurie Santos, është 42 vjeçe dhe e pranon që kursi “e ka bërë të lumtur”. Mësimdhënia e saj bazohet në literaturë të paspecifikuar, analiza të nenit të Kushtetutës Amerikane për “të drejtën e lumturisë” dhe për detyrë shtëpie duhet “të zësh një shok të ri”

Tani, nëse detyra ime është “të zë një shok të ri” dhe unë nuk arrij, kursi sigurisht që nuk më ka bërë të lumtur. Ndoshta nëse nuk do merrja pjesë në një kurs lumturie do më bënte të lumtur, sepse lumturinë e profesoreshës secili nga ne është i aftë ta përcaktojë, edhe ta njohë madje, zakonisht e njohim në të shkuarën, pothuajse kurrë për momentin.

Për më tepër, sipas meje, mes pak gjërave të sigurta për lumturinë, është ekskluzivisht dhe absolutisht egoja personale, pasi secili prej nesh ka lumturinë e tij personale.
Të dëgjosh profesoreshën Santos të thotë që paratë nuk kanë lidhje fare me lumturinë, nuk më duket një zbulim. Më intrigon më shumë thënia, gjithmonë amerikane, që thekson se nëse duhet të qash, është më mirë ta bësh brenda një makine Roll’s Royce sesa brenda një makine të lodhur.

Dhe në fund, si kërkime për lumturinë, propozoj të dëgjoni mendimet e të moshuarve. Të gjithë pa përjashtim, pak para se të vdesin na thonë: “E vetmja gjë që ka rëndësi është sa ke ditur të duash të tjerët, pa pritur asgjë në këmbim”. (Përktheu nga La Stampa/BalkanWeb)

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb