Prodhuesi britanik i veturave, McLaren, nuk do të ndjekë trendin e industrisë për të sjellë modele të kategorisë SUV.

“Nuk jam i pari që e theksoj se SUV-ët janë vetura sportive”, ka thënë së fundmi shefi i dizajnit në McLaren, Dan Parry-Williams.

Duket se britanikët do t’i mbeten besnikë superveturave dhe nuk planifikojnë të rivalizojnë italianët dhe gjermanët.

Lamborghini tashmë ka lansuar modelin Urus, ndërsa kompanitë gjermane kanë prezantuar modele të shumta SUV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: