NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
600 gr mish pule miks
3 lgj vaj ulliri
1 lgj mjaltë, 3 lç keçap
3 lgj salcë soje
3 lgj salcë djegëse
1 lç reçel boronice
800 gr – 1 kg patate të vogla
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
3 kokrra domate
Rozmarinë, trumzë
Kripë, piper i zi
250 ml lëng pule
4 lgj vaj ulliri
Përgatija
Fillimisht në një tas mesatar vendosim 3 lugë vaj ulliri, 1 lugë mjaltë, 3 lugë salcë soje, 3 lugë të vogla keçap, 3 lugë salcë djegëse dhe 1 lugë çaji reçel boronice. Të gjithë këta përbërës i trazojmë mirë dhe marinojmë mishin e pulës të cilin më pas e mbulojmë me celefon dhe e lemë në frigorifer për 1 orë të marinohet.
Patatet nëse jane të vogla i presim në ½ ndërsa qepën e presim në gjysëmrrathë. Më pas presim domatet në feta dhe grijmë imët hudhrën dhe rozmarinën e freskët.
Në një tigan të thellë me doreza, vendosim 4 lugë vaj ulliri dhe sapo vaji të ngrohet shtojmë patatet dhe i kaurdisim për pak munuta derisa të zverdhen, shtojmë më pas qepën, hudhrat dhe erëzat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas copat e pulës së bashku me salcën marinuese që ka mbetur në tas.
E largojmë tiganin nga zjarri dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë në të 250 ml lëng pule, copat e domates dhe një degë rozmarinë të freskët. E vendosim përsëri tavën në furre dhe për 15 minuta të tjera.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb