Laçi është befasuar në shtëpi kundër Luftëtarit pasi gjirokastritët ia kanë dalë të largohem me tre pikët duke marrë një fitore minimale me rezultatin 0-1. Pas javës së parë ku kurbinasit surprizuan duke mundur Partizanin 0-2 në “Selman Stërmasi”, në të dytën Luftëtari dukët se merr ‘hakun’ e të kuqve.

Në tërësi ndeshja foli për vendasit të cilët rastet e shumta nuk arritën t’i konkretizonin me gol. Volum më i madh loje por të besuarit e Stavri Nicës nuk arritën t’a dërgonin dot topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Miraka.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi futbollisti i kombëtares U-21 Kristal Abazaj. Kundërsulm perfekt i Luftëtarit me dyshen Bregu-Abazaj. I pari merr me vete gjithë mbrojtjen ndërsa i dyti pasi merr topin në të djathtë futet në zonë dhe pasi shmang një mbrojtës, dërgon sferën në rrjetë me një gjuajtje perfektë. 0-1 për Luftëtarin.

Pas humbjes në javën e parë kundër Teutës, gjirokastritët rrëmbejnë 3 pikët e para duke u renditur të 7-ët me 3 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 4-rt me të njëjtën numër pikësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb