Pak kohë më parë qeveria shqiptare akordoi një fond prej 5 milionë lekësh për aktorin Ndricim Xhepa, i cili duhet t’i nënshtrohej një operacioni për shkak të sëmundjes së ti.

Aktori u shpreh se duhet ti nënshtrohej një operacioni në mushkri në Gjermani dhe duket se operacioni ka shkuar mirë.

Elma Doresi, regjisore e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori ka përfunduar me sukses.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja përfundoi me sukses”- shkruan ajo.
Screenshot_48
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: