SHBA – Ai është Mekhi Alante Lucky, 20 vjeç i cili u arrestua në vitin 2016 në zonën e Wakel sepse refuzoi që të paguante benzinën në një pikë karburanti. Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë dhe kështu përfundoi në burg.

Falë veçantisë së syve të tij, njëri blu dhe tjetri kaf, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale dhe menjëherë sapo përfundoi dënimin, ai u ngjit në pasarelë, madje në javën e Modës në Neë York. Ai ishte një prej modelëve të zgjedhur nga Helmut Lang.

Në muajin gusht, Mekhi Alante Lucky nënshkroi një kontratë si model me agjencinë “St Claire” dhe e ardhmja e tij në botën e modës duket e sigurt!

Kujtojmë që i burgosuri tjetër,Jeremy Meeks ishte një ndër njerëzit e paktë në botë që i hajrin burgut. Kur fotografia e tij u publikua nga policia pasi ai ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në një përleshje me armë, ai arriti famë në mbarë botë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: