Nga: ZONJA VJOLLCA
150 ml qumësht
150 ml ujë
Kripë
60 gr pure patate (pluhur)
8 kokrra vezë
160 gr bizele
Majdanoz, koper, piper i zi
2 qepujka të vogla
3-4 lgj vaj ulliri Olitalia

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 175 gradë Celsius me ajër qarkullues. Ngrohim qumështin me pak ujë dhe kripë dhe sapo të nxehet e largojmë dhe e shtojmë gradualisht tek pureja me patate duke e përzier mirë me telin e vezëve. Kalojmë bizelet në ujë të vluar me kripë për 2-3 minuta dhe më pas i kullojmë mirë. Shtojmë me pas vezët tek pureja me patate dhe i përziejmë mirë së bashku. Shtojmë bizelet dhe erëzat si dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në një tigan me vaj ulliri Olitalia kaurdisim qepët të grira shumë hollë, shtojmë masën me vezë, e lemë të mbuluar me kapak në temperaturë nën mesatare për 5 minuta dhe më pas e largojmë kapakun dhe e vendosim në furrë në temperaturën 175 gradë Celsius . Kur veza të jetë mpiksur mirë e shërbejmë të ngrohtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb