Nga: ZONJA VJOLLCA
800 gr patate të vogla
400 gr domate
1 qepë e vogël e kuqe
3-4 thelpinj hudhër
100 gr spec i kuq
100 gr spec i verdhë
4 lgj majdanoz
1 lgj lëng limoni
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Lajmë mirë patatet dhe i vendosim për të zierë në ujë me kripë duke shtuar dhe 1 lugë çaji fara kumini dhe i lemë të ziejnë për 25 minuta (minutazhi është në varësi të madhësisë së patates). Domatet i qërojmë lëkurën duke i vendosur në ujë të vluar për 1 minutë. I presim më pas në gjysma, largojmë farat dhe tulin dhe i presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu dhe qepën e presim në kubikë njësoj si domatet ndërsa hudhrën e grijmë shumë imët. Specin e verdhë dhe të kuq përsëri e presim në kubikë me brinjë 05.cm. Vendosim tiganin me vaj, sapo të ngrohet kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbutet qepa, shtojmë specat dhe domatet në kubikë dhe i lemë në zjarr të ulët për 5-8 minuta. Shtojmë majdanozin e prerë imët, e rregullojmë me kripë, piper dhe lëng limoni.
Thajmë patatet, i presim ato në të dy anët e skajeve duke boshatisur pjesën e brendshme të cilën e mbushim me perimet e kaurdisura në tigan. I spërkasim në fund me majdanoz dhe pak parmixhano të grirë.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb