ATHINË- Një valë protestash kanë nisur sot në Greqi për të kundërshtuar masat e fundit shtrënguese të kryeministrit, Aleksis Cipras.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Varfëri, taksa, papunësi” apo ”E keni kaluar kufirin”, që i drejtoheshin kabinetit të Ciprasit.

Greqia ka ndërprerë sot transmetimet, shërbimet dhe transportin publik, përfshirë linjat e trageteve në ishuj.

Gjithashtu, disa fluturime brenda vendit u pezulluan pas një greve prej 4 orësh nga punonjësit e kontrollit ajror, shkruan ata.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe mjekët kanë trajtuar vetëm rastet emergjente. Protesta u mbështet nga sindikatat më të mëdha të punës, sektori publik ADEDY dhe sektori privat GSEE.

Kohët e fundit, Greqia ka rënë dakord për një sërë masash të reja brenda paketës së saj të tretë të shpëtimit që prej vitit 2010 që përfshijnë reformat në tregun e punës që kufizojnë të drejtën për të protestuar dhe lehtësimin e rregullores për pushimin nga puna të punonjësve.

Gjatë shtatë viteve të fundit, paga mesatare në Greqi ka rënë me një të katërtën dhe shkalla e papunësisë është 20 për qind, më e larta në Bashkimin Evropian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: