Milot Rashica shënoi golin e parë me ekipin e Viteshes në kampionatin holandez. Mesfushori i Shpresave, i cili e nisi si nga minuta e parë takimin e De Grafshap realizoi golin e tretë në fitoren 3-0. 19-vjeçari nga Vushtria është kthyer një titullar të skuadrës nga Arnhemi që mrre pjesë në ligën e parë të Hollandës.

Në takimet e fundit ai është aktivizuar gjatë të gjithë takimit dhe sot ia shpërbleu besimin drejtuesve, të cilët e aktivizuan edhe në takimet e Europa League.

Milot Rashica po kalon një formë të mirë, pasi edhe me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve arriti të realizonte, por në humbjen 1- 6 me Portugalinë. Ai spikati edhe në takimin me Izraelin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: