TIRANE – Pas historisë së trishtë të Vorianit të rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24, të 21-vjeçarit që humbi të dy prindërit nga kanceri që në moshë të vogël, një lajm i mirë ka ardhur për të.

Teksa dëgjoi rrëfimin e Vorianit për vështirësitë që ka kaluar i vetmuar pas vdekjes së prindërve, një zonjë live nga studio e emisionit i ka ofruar punë të riut.

Aida Lila tha se sëbashku me bashkëshortin e saj do t’i ofrojnë punë në kompaninë e tyre “Green Life”, shkruan BalkanWeb

“Voriani tashmë ka një vend pune në kompaninë tonë. Ai nuk do na ketë vetëm drejtues por edhe prindër,” tha Aida në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”

https://www.youtube.com/watch?v=Lq-X5XCC5Qk

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb