NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

200 gr kuinoa Teuta
2 kokrra limon
2 thelpinj hudhër
1 lk sheqer Teuta
4 lgj vaj ulliri Olitalia
2-3 qepë të njoma në unaza
2-3 domate të freskëta
1 kastravec, 1 karrotë
1 tufë majdanoz
2 degë nenexhik

Përgatitja

Shpëlajmë mirë kuinoan me një site, në raportin 1 masë kuinoa – 2 masa ujë të vluar. Shtojmë në ujë pak kripë ose një koncentrat pule Gallina Bianca dhe kur uji të ketë vluar shtojmë kuinoan dhe e lemë të ziejë të mbuluar me kapak për 15-20 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë kjo kohë e largojmë nga zjarri dhe e thërrmojmë me një pirun, e vendosim në një tas dhe e lemë të ftohet.

Ndërkohë përgatisim dresingun: në një tas mesatar grijmë pak lëkurë limoni (1 lç), shtrydhim rreth 5-6 lugë lëng limoni, shtypim mirë 2 thelpinj hudhër, vendosim kripë, pak sheqer, piper të zi dhe vaj ulliri Olitalia. Të gjithë këta përbërës i trazojmë mirë derisa të formohet një salcë homogjene.

Domatet i pastrojmë nga farat, largojmë lëngun dhe më pas tulin e tyre e presim në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Kastravecin e lajmë mirë dhe e presim gjithashtu në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë. Karrotën e grijmë me qëruesen e patates, qepën e presim ne unaza, ndërsa majdanozin dhe nenexhikun i grijmë hollë.

Qepën dhe kastravecin i bashkojmë së bashku duke shtuar dhe 2 lugë nga salca e përgatitur, i trazojmë mirë dhe i lemë të marinohen së bashku për 5 minuta.

Në fund përziejmë në një tas të vetëm kuinoan me qepët dhe kastravecin me domatet dhe erëzat. Më pas shtojmë salcën e përgatitur dhe e shërbejmë menjëherë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb