Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shtatë gabime fatale që shkaktojnë probleme me tretjen

ushqim

Dhimbja e barkut është një ankesë e zakon shme për shumë njerëz, por që ka një ndikim kryesor në cilësinë e jetës. Sipas Cassandra Barns, dietologe britanike, “sistemi ynë i tretjes përbëhet nga disa pjesë, ku ndodhin procese të ndryshme të tretjes. Lloje të ndryshme të qelizave krijojnë substanca, duke përfshirë enzimat dhe acidet, të cilat udhëzojnë pjesët e tjera të tretjes të kryejnë procesin”. Por shpesh ne bëjmë disa gabime që janë fatale për tretjen dhe që sjellin probleme me dhimbjet e barkut dhe stomakut.

Ngrënia e vazhdueshme
Ngrënia e herëpashershme sjell një efekt të dëmshëm të sistemit tonë të tretjes, duke vënë stomakun në një presion të madh. Shona Wilkinson, mjeke dietologe, ka shpjeguar: “Nëse ju konsumoni ushqim herë pas here, stomaku nuk do të jetë në gjendje të prodhojë substancën e acidit në stomak, sepse enzimat dhe qelizat kërkojnë kohë për të prodhuar sasinë e nevojshme të acidit”.

Përtypja jo e rregullt
Procesi i përtypjes është i nevojshëm për ta kthyer ushqimin në grimca të vogla. Sipas dietologëve këshillohet që çdo kafshatë të përtypet të paktën 30 herë, sepse në këtë mënyrë, stomaku do ta kryejë funksionin në mënyrën e duhur.

Mungesa e fibrave në ushqime
Fibrat janë komponenti jetik i çdo diete, e cila ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Sipas Dr. Marilyn Glenville, “fibrat mund të shërbejnë si një antibiotik, duke stimuluar rritjen e baktereve miqësore, të nevojshme për sistemin e tretjes”.

Stresi
Stresi mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke nisur nga dhimbja e kokës deri te presioni i lartë i gjakut. Por ajo që shfaq më shumë shqetësim është fakti që stresi shkakton fryrje dhe probleme të funksionimit të sistemit të tretjes. Sipas mjekëve, nuk duhet të konsumojmë ushqim kur jemi nën stres.

Mungesa e ushtrimeve fizike
Mungesa e aktiviteteve fizike rrit ndjeshëm problemet e sistemit të tretjes, shpjegojnë mjekët. Sipas tyre, duke lëvizur trupin gjatë ditës, do të stimulohet edhe tretja më e shpejtë e ushqimit, duke mos sjellë rëndime në stomak, apo duke shkaktuar dhimbje barku.

Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve
Antibiotikët janë të nevojshëm në luftën kundër infeksioneve, mirëpo ata mund të ndikojnë edhe në zhdukjen e baktereve “të mira” në zorrë si dhe në pamjaftueshmërinë e prodhimit të laktozës, e nevojshme për procesin e tretjes. Për këtë arsye këshillohet përdorimi i vitaminave të lehta.

Anashkalimi i djegies së stomakut
Ndjesia e djegies në stomak në mënyrë të vazhdueshme ka të bëjë me ulcerën. Nëse keni djegie stomaku, ju nuk duhet të përdorni alkoolin, kafen apo salcat pikante, në të kundërt gjendja juaj do të përkeqësohet.

(Gazeta Shqiptare)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.