Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon dëmshpërblim prej gjysmë milion euro nga dhunuesit që e rrahën në Kuvend natën e 27 prillit, transmeton Zhurnal.

Avokati i tij, Abedin Abduli, sot në Gjykatën Penale kërkoi 30 milion denarë, gjegjësisht 500 mijë euro për harxhimet e shërimit të Selës, për lëndimet fizike që i ka pësuar nga dhunuesit.
Ziadin Sela
Në këtë rast akuzohen Kire dhe Cane Gjorgievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikolce Dimitrievski, Aaleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov dhe disa të tjerë. Në seancën e kaluar e cila u mbajt më 26 janar, të gjithë të akuzuarit për tentim vrasje të Selës, u deklaruan si të pafajshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: