Nga: ZONJA VJOLLCA
2 kokrra patate
0.5 litër koncentrat perimesh
300 gr brokoli
200 ml pana
60 gr djathë pice
1 luge kripe kerri
Kripë
Piper i bardhë
2 feta bukë në kubikë
1 luge gjelle gjalpë

Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim në kubikë shumë të vegjël me qëllim që të ziejnë shpejt. I vendosim në tenxhere në 500 ml koncentrat perimesh dhe i lemë të ziejnë për 15 minuta. Ndërkohë brokolin e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë me kripë për 6 minuta.
Patatet pasi të ziejnë i kalojmë në blender dore dhe supën e kthejmë në krem, më pas shtojmë panën, djathin e grirë, kerrin dhe piperin e bardhë. Kullojmë brokolin dhe lulet e tij i vendosim në supën me patate dhe djathë.
Në një tigan shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim kubikët e bukës derisa të theken më pas servirim supën duke i vendosur disa kubikë me bukë të thekur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb