Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr panxhar
3 qepujka të kuqe
2 portokalle
800 ml koncentrat perimesh
2 degë koper
125 ml pana ose krem soje
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht pastrojmë panxharin, presim fundin dhe bishtat e tyre dhe e mbështjellim cdo panxhar vec e vec me letër alumini dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 1 orë. Pas 1 ore i largojmë nga furra, i lemë panxharët të ftohen dhe më pas heqim lëkurën duke përdorur doreza. Qërojmë dhe presim në kubikë të vegjël qepën. Qërojmë më pas portokallin dhe e filetojmë duke larguar lëkurën e bardhë dhe duke e mbledhur lëngun e tij. Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim qepën derisa të zbutet. Panxharin e pjekur e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere tek qepa duke e trazuar për 2 minuta. Shtojmë më pas koncentratin e perimeve dhe lëngun e portokallit dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Vendosim dhe filetot e portokallit dhe më pas e vendosim supën në një frulator duke e kthyer në krem. Në fund shtojmë panën dhe e vendosim supën në zjarr të marrë valë vetëm për 1 minutë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas e servirim të ngrohte pudrosur me gjethe koperi dhe dekoruar me feta portokalli.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb