Nga: ZONJA VJOLLCA
2-3 lgj vaj ulliri
1-2 presh
1 thelpi hudhër
2 patate (ose 3 lgj pure)
1 litër koncentrat perimesh
1 gotë kos
2 të verdha veze
½ lëng limoni
2 lgj gjalpë
½ lç piper i kuq
Koper
Në një tenxhere me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim hudhrën dhe preshin të prerë në copëza të vogla. Shtojmë më pas 2 patate mesatare dhe lëngun e perimeve dhe e lemë preshin dhe patatet të ziejnë për 20 minuta. Më pas kalojmë një garuzhde me patate dhe presh në blender dhe trashim lëngun e supës. Në një tas vendosim 2 të verdha veze, i përziejmë me pak lëng limoni dhe me kos dhe më pas shtojmë pak nga pak lëngun e supës. Shkrijmë gjalpin në një tigan duke shtuar pak piper të kuq dhe shërbejmë më pas supën spërkatur me pak gjalpë me piper dhe në fund me koper.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb