Nga: ZONJA VJOLLCA
3 kokrra vezë
3 lgj parmixhano i grirë
150 ml pana
Kripë, piper i zi
1 petë sfoljatë
100 gr proshutë cotto në feta
2-3 kunguj të njomë

Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë djathin e grirë shumë imët. E trazojmë mirë, më pas shtojmë panën, kripën dhe piperin e zi. Vendosim petën sfoljatë në një tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje. E shpojmë petën me pirun nëpër të gjithë sipërfaqen dhe vendosim mbi të feta të holla proshute ( i vendosim pak si të rrudhosura). Mbi proshutë vendosim feta të hollë me kunguj të cilat i kemi kaluar në një skuqje të lehtë në tigan. Mbulojmë më pas kungujt me vezët e trazuara me djath dhe pana dhe e vendosim tartën me kunguj në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb