TIRANE– Një 29-vjecare nga Tirana ka rrëfyer dhunën psikologjikë dhe fizike nga ish bashkëshorti i saj në emisionin ‘Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’. 29-vjecarja nga Tirana, nënë e 3 fëmijëve ka rrëfyer se pavarësisht dhunës së ushtuar nga ish- bashkëshorti, atë nuk e kanë besuar as në gjykatë dhe as në polici, pasi kanë kërkuar prova. Ndër të tjera e dhunuara thotë se gjyqtarja e ka ofenduar.

“Në polici nuk më besonin se donin të shikonin shenja dhune dhe unë nuk kisha, pasi isha dhunuar psikologjikisht. Ish- bashkëshorti është i lirë sot se unë nuk kisha shenja dhune. Gjyqtarja në Tiranë thoshte ik moj se të ka marrë koka erë dhe nuk kam marrë urdhër mbrojtje. Psikologia e gjykatës tha se fëmijët nuk janë dhunuar”- rrëfeu nëna e 3 fëmijëve, raporton ‘BalkanWeb’.
NJEREZ NE FOKUS 1
“Jam vajzë e një ish-efektivi të rënë në krye të detyrës dhe sa herë më rrihte më thoshte: Ik në polici, por do turpërosh emrin e babait tënd. Rrija vetëm për nënën e vëllezërit se i kisha të vegjël. Më ka dhunuar edhe në shtatzëni. Më gjente duke larë enët, më thoshte pse është tv ndezur dhe më gjuante. Më ka rrahur gjatë gjithë kohës. Më gjente duke larë enët në banjo më thoshte pse i lan këtu dhe veç më qëllonte. Edhe në sy të familjes së tij më dhunonte. Ato thoshin që pse ia kthen fjalën. Natën e fundit që më rrahu kam tentuar që të vras veten. Kam prerë damarët. Hera e parë që e kam denoncuar ka qenë dhjetor 2016-ta dhe më pas në mars erdhi kërkesa për divorc nga ai. I kishte bërë gjithçka në emrin tim, kishte gjetur avokat. Dhe i bëri të gjitha në favor të tij për të fituar pasurinë”, rrëfehu ndër të tjera Ana.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: