Kryeministri grek Aleksis Cipras ka dërguar një mesazh karshi Turqisë, pas tensioneve në një ishull në Egje, ku Turqia dërgoi trupa, pas vendosjes së një flamuri grek.

Cipras tha se Greqia do ta mbrojë me çdo kusht integritetin e vet territorial.

“Greqia do ta mbrojë me çdo kusht sovranitetin e vet territorial. Ne jemi të vendosur në lidhje me këtë gjë. Ishujt tanë nuk mund t’i prekë askush. Ne nuk pranojmë të negociojmë asesi as edhe një pëllëmbë të shtetit grek. Ky vend është ai vend ku kanë jetuar stërgjyshërit tanë ndër shekuj dhe do të mbetet i tillë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb