Nga: ZONJA VJOLLCA
4 kokrra vezë
150 gr sheqer Teuta
150 gr gjalpë ambienti
1 lç pluhur pjekës
250 gr miell Teuta
3 lgj kakao
200 gr çokollatë e shkrirë
4-5 kokrra dardha
Vanilje Teuta
Pak kripë

Vendosim në një tas sheqerin Teuta, gjalpin e temperaturës së ambientit dhe vezët e plota. I trazojmë mirë së bashku me tel vezësh dhe shtojmë më pas në të pluhurin pjekës, miellin Teuta të trazuar me pak kakao, sheqer vanilje dhe pak kripë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë çokollatë të shkrirë në banjomari. I punojmë mirë përbërësit që të njesohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Në një tepsi drejtkëndëshe vendosim brumin. Qërojmë dardhat duke mos i hequr bishtin. Vendosim më pas dardhat e qëruara rradhë njëra pas tjetrës, i ngjeshim pak në brumë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Nëse dëshironi mund të shkrini pak çokollatë dhe t’a shtoni mbi tortë dhe dardha. Tortën e servirim pasi të jetë ftohur.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb