NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
8 kokrra vezë
8 lgj sheqer
8 lgj miell
400 ml qumësht
400 ml qumësht i kondensuar
400 ml pana ëmbëlsire
200 gr karamel
Pergatitja
Vendosim 8 kokrra vezë në një tas së bashku me 8 lugë sheqer dhe i rrahim derisa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të rritet. Më pas shtojmë me ndihmën e një site gradualisht 8 lugë miell (jo të mbushura me majë). Kur të fillojmë të hedhim miellin trazimin e bëjmë me tel dore ose me spatul derisa të formohet një mase kremoze homogjene. Lyejme tepsinë me pak gjalpë, e pudrosim lehtë me miell dhe hedhim në të brumin për bazën e trileçes. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim bashkimin e 3 tre llojeve të qumështit duke tretur fillimisht qumështin e kondensuar me qumësht dhe më pas duke i bashkuar me panën e ëmbëlsirës.

Pasi nxjerrim bazën e trileçes nga furra e lemë të ftohet pak, e kthejmë më pas pandispanjën nga ana tjetër, e shpojmë në disa vende me një shkop kuzhine me qëllim që të përthithë sa më mirë qumështin dhe më pas hedhim 3 llojet e qumështit dhe e lemë derisa keku t’a ketë përthithur mirë atë. Në fund e mbulojmë trileçen me karamel dhe e lemë të ftohet në frigorifer.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb