Nga: ZONJA VJOLLCA
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 degë selino
1 patate, 2 karrota
1 spec i kuq, 1 spec jeshil
1 kungull
½ filxhan thjerrëza
4 lgj vaj ulliri
Uthull, gjethe dafine
Kripë, piper i zi

Fillimisht vendosim thjerrëzat të marrin një valë, derdhim më pas ujin, i shpëlajmë dhe i vendosim përsëri të ziejnë në temperaturë të ulët.
Në një tigan vendosim qepën, hudhrën, karrotat dhe patatet të prera në shkopinj ose kubikë, specat dhe kungullin. I kaurdisim perimet për 5 minuta, më pas i bashkojmë në një tenxhere të vetme me thjerrëzat dhe i lemë të ziejnë për 15 minuta të tjera. E rregullojmë në fund gatimin me kripë, piper te zi, uthull dhe e servirim turlinë të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz sipas dëshirës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb