TIRANE- Ndonëse shumëkujt i ra në sy pozicionimi në fund të tavolinës në konferencën për mediat në lidhje me shfaqjen “Peshkatarët e Perlave”, i Inva Mulës, kur ajo është vetë protagonistja, Drejtoresha e Teatrit Kombëtar Operas dhe Baletit Zana Çela ka reaguar duke thyer heshtjen.

E ftuar këtë të premte në emisionin Oktapod të Turjan Hyskes ka folur për momentin që ditët e fundit është bërë lajm në shumë portale online. Çela shprehet se e gjitha ka qenë një tendence e një gazetareje që ishte e pranishme, ku ajo e pa edhe vete se Inva Mula erdhi me vonesë, edhe pse e kishte vendin bosh preferoi të rrinte në një karrige tjetër në anë, dhe jo në vendin që në i kishin lënë, dhe e gjitha kjo bisedë është bërë në mikrofon.

Kjo është e vërteta, shprehet ajo përballë moderatorit Turjan Hyksa.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme sopranoja Inva Mula gjatë një interviste për ‘Studio e Hapur’ në “News24” tha se kishte qenë zgjedhja e saj që të ulej në fund. “Jo pakënaqësi absolutisht që nuk kam. Kam pasur vetëm sadisfaksion nga të gjithë artistët, nga teknika, nga të gjithë. Spektakli ka shumë elementë për t’u bërë dhe unë mendoj që ne asnjëherë për artistët që janë në skenë ata kanë shumë mundësi që të japin, që gjatë gjithë spektaklit të kenë mundësi të depërtojnë tek publiku në mënyrën e tyre. Por, ne harrojmë që mbrapa skenës janë pikërisht njerëzit që punojnë që ne të arrijmë ta realizojmë këtë skenë. Unë jam shumë e lumtur se në të gjithë këto etapa të punës sime kam pasur një dialog kaq të bukur, kaq miqësor dhe profesional me çdokënd. Absolutisht që ishte zgjedhja ime dhe nuk më pëlqejnë këto kryetavolinat, nuk më pëlqejnë. Unë u ula me artistët. Pse ata janë më pak të rëndësishëm tek cepi, nuk e di pse mesi duhet të jetë më i rëndësishëm”, tha Mula në studion e ‘News24’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: