Në një kohë kur çmimi i naftës po vjen gjithmonë në rritje, një shkencëtar nga Irani ka bërë shpikjen më të re që mund t’i japë fund përdorimit të arit të zi për automjetet.

Një shkencëtar nga Irani thotë se ka shpikur makinën që punon me ujë, pa pasur nevojë për karburant. Alaeddin Qassemi, thotë se makina është në gjendje të mbajë 60 litra ujë dhe mund të udhëtojë deri në 900 km për 10 orë.

Fuqia vjen pasi H2O është e ndarë midis hidrogjenit dhe oksigjenit, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji. Sipas shpikësit, motori i makinës prodhon avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit. Në video, shkencëtari shfaqet duke pirë ujë dhe më pas furnizon automjetin e tij.

Një litër ujë thuhet se mund të gjenerojë 96 megaxhaul (MD) të energjisë, ndërsa një litër benzinë prodhon vetëm 29 megaxhaul(MD) të energjisë.

https://www.youtube.com/watch?v=lUoB45wqYOc

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: