Kompania Verizon ka modifikuar një automjet SUV që të jetë shumë më i lartë se zakonisht, në mënyrë për të shmangur trafikun në transportin publik.

E ashtuquajtura “Hum Rider” ka një sistem të veçantë që e ngre atë lartë deri në rreth 3 metra. Automjeti po ashtu ka kamera nën të në mënyrë që të shohë më mirë nëse mundet apo jo që të “mbikalojë” një makinë tjetër.

“Hum Rider” është testuar në Kaliforni, por shumë shpejt pritet që të dalë në përdorim.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb