TIRANE- Violinisti Shkëlzen Doli në një interviste ‘Në tempull’ në “News24” pohoi se arritjet e tij të deritanishme janë falë edukimit me muzikën autoktonte shqiptare. Ai theksoi se pa muzikën shqiptare nuk do ia kishte arritur asnjëherë. “Dua t’i kthehem rrënjëve ta promovoj siç bëj në botë. Muzika shqiptare në botë, pëlqehet shumë, por sot është bastarduar.”, tha Doli.

Ndër të tjera si pohoi se bastardimi i muzikës është një realitet që ka prekur Shqipërinë dhe mbarë botën.

“Dua që kjo muzikë shqiptare, të mos jetë për masën. Ndaj duhet ta duam dhe ta njohim muzikën tonë. Violina nis të mësohet duke luajtur muzikën e popullit.” -tha ai. Ai shtoi se ndonëse luan kabanë e Përmetit, nuk ka qenë asnjëherë në këtë qytet.

“Kabaja e Përmetit është e veçantë dhe karakteristike. Kabaja është një nga perlat që më ngjall shumë emocione”, pohoi Doli. Teksa u ndal tek muzika shqiptare që këndoi gjatë koncertit të vitit të ri në Vjenë ai tha se ishte një detyrim moral dhe se e ndjehu ta bënte. “Mënyra më e mirë për t’u prezantuar, muzika e popullit tim. Kush do e luajë muzikën tonë, nëse nuk e luaj unë”, përfundoi violinisti Doli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: