Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Violinisti Olen Cezari “koncert” mbresëlënës në statujën e famshme në Rio de Zhaneiro (Video)

BRAZIL– Violinisti i njohur shqiptar Olen Cezari surprizon me një performancë fantastike nga Statuja e Krishtit në Brazil. Nën tingujt magjepsës të violinës, artisti shqiptar shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria”.

Përmes videos së kësaj perfomance, violinisti përcjell nota mbresëlënëse për artdashësit dhe të pasionuarit pas muzikës.

Padyshim një vëmendje të madhe merr edhe panorama magjepsëse teksa sheh nga lart Rio de Zhaneiron.

Një sipërmarrje të tillë e ka prezantuar edhe vetë Olen Cezari përmes postimeve në rrjetin social “Facebook”.

Në nëntor të 2017, Cezari përmes një postimi në Fb, shkruante se ndodhej një Brazil për të promovuar këtë video.

Dhe vetëm një muaj më pas, violinisti i njohur ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij në FB për Krishtlindjen me një foto nga Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro.

Vetë Olen Cezari thotë se kjo performancë i dedikohet dashurisë së pastër të nënës për fëmijën.

“Ave Maria në Rio është një udhëtim në brendësi të një vendi të fshehur shpirtëror në zemrat tona. Një dhomë e vogël, të cilën ne e kemi harruar edhe që ekziston, “dashuria e pastër”.

Të pastër, si dashuria e nënës për fëmijën që e ndjek nga pas, duke eksploruar botën hap pas hapi çdo ditë.
Dashuria është arsyeja se pse ne i bëjmë gjërat dhe në këtë klip vajza e vogël po zbulon një tjetër dashuri përtej asaj që ndjen për të ëmën.

Ky udhëtim është pelegrinazhi drejt Krishtit me muzikën me muzikën që del nga krahu i tij. Vizioni i besimit dhe shpresës në muzikën. Që na përqafon të gjithëve”.

(el.sp/BalkanWeb)