PRISHTINE– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa i bëri thirrje FBI-së që të hetojë për ngjarjen. Teksa dënoi tendencën për të shfrytëzuar politikisht rastin e vrasjes së politikanit.

Pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Haradinaj tha se ky krim është rezultat i përfshirjeve të jashtëligjshme që ndodhin në veri nga instanca jashtë vendit. “Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj.

Kreu i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm para zyrës së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb