BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është kundërpërgjigjur me veprimin e tij homologut të tij kosovar, SIa Mustafës. Ai deklaroi sot se të qeveria ka marrë vendim me të cilin shpallë të pavlefshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronës së RSFJ-së dhe Serbisë si pronë të Kosovës.

“Nuk mund të thoni se gjithçka është e juaja dhe t’i merrni dikujt pronën. Nuk mund të thuhet “e kam zgjedhur, kam nënshkruar diçka”. Ke nënshkruar se edhe pllakatet tona janë tuajat, Mustafa, por nuk janë”, ka porositur Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pasuritë paluajtshme në Kosovë të regjistruara në emër të RSFJ-së dhe Serisë të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e kësaj prone. Në vendim Agjencia e Kadastrës e Kosovës obligohet që menjëherë në emër të Kosovës të bartë gjithë pasurinë e paluajtshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: