XXXTentacion priste të bëhet baba i fëmije me të dashurën. Kështu ka konfirmuar Cleopatra Bernard, e dashura e reperit 20-vjeçar, i cili u vra gjatë kësaj jave në Florida të SHBAsë.

“Ai na la dhuratën e fundit”, shkroi e dashura e artistit në llogarinë personale në Instagram.
Ajo e shkroi pranë një fotografie të ekos së foshnjës që do të vijë në jetë brenda këtij viti.

“Fëmija i ri do ta dijë se babai i tij ishte një legjendë”, shkruante në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të këngëtarit.

XXXTentacion, emri i vërtetë Jahseh Onfroy, u qëllua jashtë një sallë ekspozite të motoçikletave gjatë ditës së hënë dhe vdiq më vonë në spital.

Autoritetet policore sot kanë arrestuar të dyshuarin e para nga dy që mendohet që morën pjesë në vrasjen e këngëtarit amerikan, shkruan tg.

Një i dyshuar, i quajtur si Dedrick Devonshay Williams, u arrestua të enjten dhe përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: